Edi Rama nis procesin gjyqësor kundër gazetarit të “BILD”

Shqipëria

Edi Rama nis procesin gjyqësor kundër gazetarit të “BILD”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:08
Edi Rama, Peter Tiede

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësore me gazetarin, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

Lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në twitter vet kryeministri Edi Rama.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

Image


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat