Rama ironi dhe akuza Metës: Kaloi nivelin e Nard Ndokës. Po gjuan me molotov fjalësh SHBA e BE

Shqipëria

Rama ironi dhe akuza Metës: Kaloi nivelin e Nard Ndokës. Po gjuan me molotov fjalësh SHBA e BE

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:21
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka sulmuar nga Tropoja presidentin Ilir Meta, duke deklaruar se ka marrë përsipër dhunën institucionale.

Rama tha se Meta me deklaratën e sotme kaloi edhe nivelin e Nard Ndokës.

Rama:  Më mirë në fund të ditës që edhe ata që nuk na duan merren gjithë ditën me ne sesa mos të na kishin në hesap fare. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu çfarë sikleti është se nuk të llogarit njeri fare. Ti del dhe flet dhe të gjithë thonë ti akoma, çfarë bën ky. Nardi jo, është një nivel më lart, se vendin që kishte ja ka zënë Ilir Meta. Sot Ilir Meta e zuri vendin Nard Ndokës. Me fjalinë, "shantazhin ndaj gjykatësve e pashë në fotografi". Ku e more vesh i tha gazetari që u shantazhuan gjykatësit, e pashë në fotografi tha. Nard Ndoka këtë nivel nuk e kishte kapur. 

Tani dy fjalë do ti them për Ilir Metën. Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale, ka marrë përsipër molotovët institucionalë, ka marrë përsipër ti gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjeve, ka marrë përsipër ti gjuajë me molotov fjalësh nga zyra parlamentit, gjykatave, Amerikës, Europës. E patë si tha, nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyesim Amerikën, nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali që të pyesim Italinë. 

Domethënë sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për Italinë dhe Amerikën. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë se po e tepron, po prek interesat e Francës. Sa të kem Shijakun dhe Kavajën nuk pyes as për Francën, as për Anglinë. Është ky vend që e rrotullon, e rrotullon dhe prapë e nxjerr nga një Haxhi Qamil. Tani nuk është një, janë disa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat