Pse shqiptarët e quajnë të drejtë vendimin e presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin?

Shqipëria

Pse shqiptarët e quajnë të drejtë vendimin e presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin?

Nga: Beqir Sina Më: 25 qershor 2019 Në ora: 20:13
Ilir Meta

TIRANE : 62.6% e shqiptarëve që i duket i drejtë vendimi i presidentit Ilir Meta thonë se ky vendim do t'i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë së vendit, ndërsa 29.4% shprehen se e vlerësojnë pozitiv këtë vendim, sepse zgjedhjet nuk do quheshin pluraliste.

Ndërkohë vetëm 8.1% e personave që e gjykojnë të drejtë këtë vendim, e lidhin arsyetimin e tyre me kauzën e ngritur nga opozita duke e quajtur këtë të fundit të drejtë. Ky grup njerëzish ka pësuar një ulje të dukshme në përqindje nga sondazhi i 12 qershorit i transmetuar në televizionin Report Tv nga Tirana.

Ndërkojë ka qenë edhe njjë faqe e internetit në rrjetin social Facebook, e cila I dhjetra të tjera në rrjetet sociale shqiptare, është e përfshirë në debatin e vendimit të Presidentt të Shqipërisë zotit Ilir Meta, i cili ka vendosur të shfuqizojë Dekretin nr.10928, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin vendosur të realizoheshin më 30 qershor. 

Meta e ka argumentuar shfuqizimin e këtij Dekreti, se “Ky vendim është marrë për të çtensionuar situatën dhe rrezikun për përshkallëzimin e paparashikueshëm të konfliktit në vend”.

 

Ai ka shtuar se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, duke bërë po ashtu publike të gjitha argumentet shteruese për vendimin e ndërmarrë.

Në një faqe të interrnetit të një avokati të njohur shqiptar në SHBA, një avokat shkruan në komentin e tij : “Po lexoja që nesër Kolegji Zgjedhur (i ngritur mbi bazen e Ligjit Zgjedhor) do të marrë për shqyrtim kërkesën e një subjekti Zgjedhor. Më erdhi cudi sepse Presidenti i Republikës dekretoj anullimin e zgjedhjeve vendore të parashikuara për t’u mbajtur në datën 30 Qershor 2019. Meqënëse Dekreti për anullimin u botua në Fletoren Zyrtare në datën 11 Qershor 2019, athere në Shqipëri nuk ka zgjedhje me datën 30 Qershor 2019. Dekreti në momentin që shpallet në Fletoren Zyrtare është ligj dhe duhet mënjëherë të zbatohet si cdo ligj tjetër. Cdo veprim mbas anullimit të zgjedhjeve do të vinte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës. Kolegji Zgjedhor në këtë moment nuk ka tagra juridike të gjykojë asnjë llojë cështje që lidhen me zgjedhjet, sepse nuk ka të tillë”.

Dhe së fundi ai sugjeron se “Cdo veprim qoftë KQZ apo Kolegji Zgjedhor duhet të pushojnë cdo aktivitet Zgjedhor të parashikuar pasi Ekziston një Dekret i botuar në Fletoren Zyrtare që anullon Zgjedhjet e datës 30 Qershor 2019”.

Është, dashur kaq, që në këto komente të përfshihen dhjetra komentues të tjer  

“Është Dekret që anulon një dekret të mëparshëm. Është argumentuar nga Presidenca. Është shpallur në Fletoren Zyrtare! (Për rrjedhojë është Ligj i detyrueshëm për zbatim- perderisa edhe Gjykata Kushtetuese, si Abasolutisht I vetmi organ që mund ta çfuqizoje Dekretin, nuk e ka bërë një gjë të tillë!) , shkruan njëri prej tyre

Një tjetr shkruan : “Patjetër!Për vendet demokratike nuk duhet tē vazhdoj asnjë aktivitet zgjedhor pas botimit të dekretit në Fletoren Zyrtare.Çdo veprim i tillë është i dënueshëm.Por...në Shqipëri gjithçka ndodh.”

Për një komentues tjetër “Kolegji po e nxorri dekretin të vlefëshëm nxjerr veten të pavlefëshëme, po e nxorri të pavlefëshëm rrezikon secili në kriterin e vlerësimit profesional. Besoj do gjejnë një cep ligji ku të varin “moskompetencën” në lidhje me kërkesën dhe t’ja lënë prapë në derë politikës interpretimin e Kushtetutës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat