“Avokati merr 13 euro për minutë”- Basha reagon për padinë e kryeministrit ndaj gazetarit gjerman: Rama një nga njerëzit më të pasur në Ballkan

Shqipëria

“Avokati merr 13 euro për minutë”- Basha reagon për padinë e kryeministrit ndaj gazetarit gjerman: Rama një nga njerëzit më të pasur në Ballkan

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 21:14
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka reaguar pas padisë që kryeministri Edi Rama ngriti kundër gazetarit gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “Bild”.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se Rama ka zgjedhur një nga avokatet më të shtrenjtë, duke shtuar se padia mund t’i kushtojë Ramës qindra mijëra euro.

“Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat