Hazizaj: Politika shqiptare i është larguar Kushtetueses

Shqipëria

Hazizaj: Politika shqiptare i është larguar Kushtetueses

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:52
Sokol Hazizaj

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj në një prononcim për emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se sot e gjithë politika shqiptare i është larguar kushtetueses.

Sokol Hazizaj: E gjithë politika sot në konkluzion i është larguar Kushtetueses. Nga njëra anë ata që vazhdojnë të ecin që si datë zgjedhjesh 30 qershori vijnë në kundërshtim me aktin normativ të Presidentit të Republikës si fillesë ligjore e një procesi zgjedhor. 

Po kështu edhe ata që kanë shfuqizuar që është Presidenti i Republikës, ka shfuqizuar dekretin e mëparshëm kur Kushtetuta nuk e shpreh në mënyrë eksplicite këtë lloj fuqie, përmbajtje, akti. Sërish i kanë rënë një gabim i cili mbulohej me marrëveshje politike. 

Më tej Hazizaj tha se në vendin tonë nuk vendos kushtetuta, por politika.

Sokol Hazizaj: Që në momentin e parë ka filluar jo kushtetueshmëria e procesit zgjedhor, por si gjithmon këtu nuk vendos kushtetuta, por politika. Këtu vendos rreshit midis presidentit, kryeministrit  dhe dikujt tjetër që qëndron pas tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat