Vepra penale kundër procesit zgjedhor, 3 në pranga e 3 në kërkim

Shqipëria

Vepra penale kundër procesit zgjedhor, 3 në pranga e 3 në kërkim

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë të akuzuar për vepra penale kundër procesit zgjedhor.

Të arrestuarit janë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat