Rama: LSI, la pa punë PD! Po lë pa punë edhe të punësuarin e fundit që kanë…Presidentin

Shqipëria

Rama: LSI, la pa punë PD! Po lë pa punë edhe të punësuarin e fundit që kanë…Presidentin

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:17
Edi Rama

“Tani kanë filluar që ta kuptojnë se nuk është shaka!” Kështu tha Kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar opozitës, në bashkëbisedimin që pati sot me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë.

Ai cilësoi si rastin më flagrant atë të Shkodrës, ku iu referua ish-deputetit Bardh Spahia dhe tha se i çoi qytetarët te shkolla që po digjej dhe deklaroi se “shkova ti qetësoj”.

Në këtë drejtim Rama deklaroi se, “Edhe po u shtynë zgjedhjet, nuk futesh dot më se është po ai regjistrim, po ata kandidatë është vetëvrasje perfekte politike”.

Ai pyeti se kush i nxori nga zgjedhjet? Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se pretendonin me mos regjistrim me shpresë se do bëheshin marrëveshje do ikte Edi Rama dhe se këtë gjë ua nxirrte të sigurtë filxhani.

“LSI la pa punë dhe këta të PD! Ata po lënë pa punë edhe Presidentin, i punësuari i fundit që kanë. Ai s’po  ë gjë pa bërë që ta pushojnë nga puna”, tha Rama.

Më tej deklaroi me filxhan në duar se sheh një greminë dhe një ‘I’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat