Mazhoranca shkon në zgjedhje, opozita do të protestojë në 61 bashkitë e vendit

Shqipëria

Mazhoranca shkon në zgjedhje, opozita do të protestojë në 61 bashkitë e vendit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Teksa na ndajnë jo më pak se 4 ditë nga 30 qershori, dita kur mazhoranca do të shkojë në zgjedhjet lokale, Partia Demokratike do të nisë një fushatë të re protestash.

Pritet që opozita të mbajë protesta në 61 bashkitë ku pritet që mazhoranca të zhvillojë procesin zgjedhor, ndërsa më e madhja do të organizohet ditën e dielë, pikërisht ditën e votimit.

Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat