Pengim i subjekteve zgjedhore/ Ndiqet penalisht kryetari i Bashkisë Lezhë

Shqipëria

Pengim i subjekteve zgjedhore/ Ndiqet penalisht kryetari i Bashkisë Lezhë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:06
Fran Frrokaj

Një tjetër zyrtar i opozitës në ndjekje penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, 54 vjeç.

Sipas policisë, gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Ndërkohë, që edhe dy shtetasit e tjerë që janë proceduar penalisht pasi në Mirditë kanë shkruar në mure parulla ofenduese për personat të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje.


Njoftimi

Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç.

Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat