Në provimin e gjuhës, më shumë ngelës

Shqipëria

Në provimin e gjuhës, më shumë ngelës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Nga 36 mijë maturantë, 1 mijë e 900 kanë rezultuar mbetës në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Teksa ngelësit kanë qenë më të shumtë në numër se një vit më parë, ekselentët e vlerësuar me notën 10 kanë qenë më të pakët.

Testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë këtë vit duket se ka qenë më i vështirë për maturantët. 13 ditë pas provimit Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar rezultatet. Nga 36 mijë e 400 maturantë, rreth 1 mijë e 900 prej tyre nuk kanë mundur të kalojnë duke u vlerësuar me notën katër.

Numri i ngelësve, krahasuar me një vit më parë është më i lartë, rreth 500.

Më të pakët në numër kanë qenë ata që janë vlerësuar maksimalisht. 130 maturantë kanë marrë notën 10 nga 220 vitin e kaluar.

Maturantët kanë të drejtë që tre ditë pas publikimit të rezultateve të kërkojnë tezën për të parë mënyrën sesi janë vlerësuar, por pavarësisht pretendimeve nuk do të ketë ndryshim të rezultatit.

Këtë javë maturantët priten të njihen edhe me rezultatet e matematikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat