Enno Bozdo: PD distancohet nga çdo akt dhune për ditën e zgjedhjeve

Shqipëria

Enno Bozdo: PD distancohet nga çdo akt dhune për ditën e zgjedhjeve

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:12
Enno Bozdo

Partia Demokratike dhe aleatët janë angazhuar në një aksion politik për të bllokuar zhvillimin e procesit zgjedhor pas dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për të shfuqizuar datën 30 Qershor si datë zgjedhjesh. Enno Bozdo nga PD ka qenë këtë të mërkurë në Top Talk për të folur për këtë aksion politik të opozitës dhe zhvillime të tjera të aktualitetit politik.

Ai ka përjashtuar mundësinë e dhunës më 30 qershor, duke deklaruar se PD, e jo vetëm, do të bëjnë thirrje deri në fund për moszhvillimin e zgjedhjeve.

“Deri në datë 30 do të shpalosen mënyra të ndryshme për të ndaluar zhvillimin e zgjedhjeve. Nga vendi në vend do të ndryshojnë”, tha Bozdo duke theksuar se “Garantoj se dhunë dhe imponim vullneti nuk kanë për të ndodhur”.

Sipas tij, dhuna më 03 qershor është diçka që kundërshtarët politikë të PD e ëndërrojnë, por që s’ka për të ndodhur.

“Temperatura është shumë e nxehtë dhe jo e gjitha mund të kontrollohet nga PD. Ashtu siç nuk kontrollohet zemërimi publik gjatë një tubimi, edhe më datë 30 jo të gjithë mund të kontrollohen. Por sigurojmë se përsa i përket PD, e theksoj se distancimi nga dhuna dhe elementëve që çojnë në dhunë është shumë i qartë”, tha ai.

Ndërkohë në studion e “Top Talk” u publikua edhe një dokument pa firmë e pa vulë, i cili u drejtohet kryetarëve të degëve të PD dhe kryetarëve të Bashkive të drejtuara nga PD. Ku mes të tjerave thuhet se autorizohet edhe përleshja me forcat e policisë ose me KZAZ, por jo me qytetarët që duan të votojnë.

I pyetur për domethënien e kësaj letre, Bozdo sqaroi se “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë që ditën që ai doli. Nuk është një dokument i hartuar nga zyra e Partisë Demokratike, sepse po të ishte i tillë absolutisht do të kishte tjetër lloj formati dhe tjetër lloj gjuhe”.

Më tej ai mohoi tezën se tërheqja e PD nga dhuna ka ardhur pas mesazhit nga SHBA se mund të cilësohen si organizatë e dhunshme nëse do të vijojë me këtë qëndrim.

“Ajo çfarë ka ndodhur në protestat e opozitës nuk ka qenë dhunë, ka qenë një reagim i ligjshëm i qytetarëve”, tha Bozdo.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat