Tërhoqën vëzhguesit/ Zv.ministri kundër Këshillit të Evropës: Aty është rikthyer Rusia

Shqipëria

Tërhoqën vëzhguesit/ Zv.ministri kundër Këshillit të Evropës: Aty është rikthyer Rusia

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:22
Foto

Zv/ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi ka reaguar kundër vendimit të Këshillit të Evropës për të tërhequr vëzhguesit për votimet e 30 qershorit.

“Këshilli i Europës një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia”, shkruan Koçi në një postim në ‘Facebook’.

Rusia u rikthye në Këshillin e Evropës pasi pezullimit që ishte bërë për shkak të aneksimit të Krimesë, territor i Ukrainës.

Reagimi i Koçit vjen pasi Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat