“Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje” PD e Kurbinit paralajmëron protesta

Shqipëria

“Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje” PD e Kurbinit paralajmëron protesta

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:39
Foto

Ndërprerja e menjëhershme e procesit të votimeve është njoftuar nga kryetari i PD-së së Kurbinit, Behar Haxhiu.

Në njoftimin e publikuar, Haxhiu shkruan se zhgjedhjet nuk do të zhvillhen, ndërsa fton qytetarët demokratë e socialistë me ose pa parti ti bashkohen lëvizjes së Aleancës së Qytetarve për mbrojtjen e Demokracisë në Kurbin.

Gjithashtu njoftohet se në datat 27 Qershor 2019 deri me daten 02 Korrik 2019 organizohen tubime, peotesta, demostrata ne çdo vend, në çdo rruge, në çdo shesh.

Njoftimi i plotë: 

Njoftimi publik i Kryetarit te Partise Demokratike Kurbin per nderprerjen e menjehershme te proçesit te paligjshem te votimeve ne territorin e Bashkise Kurbin!

Drejtuar: KZAZ NR 15

BASHKISE KURBIN

KOMISARIATIT TE POLICISE KURBIN

PER DIJENI: KQZ. TIRANE

MISIONIT OSBE/ODIR

Per shkeljen e ligjit per zgjedhjet ne Republiken e Shqiperise njoftohet i gjithe opinioni publik ne Kurbin dhe jashte saje se zgjedhje ne Kurbin nuk ka dhe nuk do kete gjithashtu njoftojm te gjithe qytetaret e Kurbinit demokrat e socialiste me ose pa parti ti bashkohen levizjes se Aleances se Qytetarve per mbrojtjen e Demokracise ne Kurbin, qe nga data 27 Qershor 2019 deri me daten 02 Korrik 2019 organizohen tubime, peotesta, demostrata ne çdo vend, në çdo rruge, në çdo shesh bazuar ne nenin 47 te kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Zoti e bekofte Kurbinin.

Zoti e bekofte Shqiperine

Kryetari i Partise Demokratike 

Behar Haxhiu

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat