Meta thirrje palëve: Reflektoni sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Meta thirrje palëve: Reflektoni sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:38
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje palëve politike të ulen sa më parë në dialog për zgjidhjen e krizës.

Meta: Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane.

Meta ka paralajmëruar se aktorët që kontribuojnë në çuarjen më tej të kësaj krize do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.

Meta: Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat