Operacioni me 42 të arrestuar, reagon Lleshaj: Provon pjekurinë e organeve ligjzbatuese - Bota Sot
Operacioni me 42 të arrestuar, reagon Lleshaj: Provon pjekurinë e organeve ligjzbatuese

Shqipëria

Operacioni me 42 të arrestuar, reagon Lleshaj: Provon pjekurinë e organeve ligjzbatuese

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:15
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin “Goldfinger”, të drejtuar nga Danimarka, dhe që shkatërroi një organizatë kriminale me rrënjë në Shqipëri. Pjesë e operacionit ishte edhe Shqipëria dhe, sipas ministrit Lleshaj, kjo provon pjekurinë dhe profesionalizmin e lartë të organeve tona ligjzbatuese.

“Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale. Kjo goditje e radhës provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmim e lartë të organeve tona ligjzbatuese”, shkruan Lleshaj.

Në këtë operacion u arrestuan 42 persona në Shqipëri, Danimarkë, Holandë, Suedi, Gjermani, Belgjikë dhe Slloveni. Në Shqipëri u sekuestruan rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro, si dhe u arrestua Astrit Beqiri, i cili akuzohet si kreu i kësaj organizate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...