Rama tregon bisedën me emigrantin shqiptar në Australi

Shqipëria

Rama tregon bisedën me emigrantin shqiptar në Australi

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Gramsh zbuloi bisedën që kishte bërë me një emigrant shqiptar në Australi, i cili kishte 21 vite që nuk kthehej në Shqipëri.

Edi Rama: Më ka bërë përshtyje gjithë këto ditë. Kam marrë nga 2, 3, 4, 5 mesazhe, 1 ndonjëherë, por çdo ditë nga shqiptarët që jetojnë jashtë dhe para pak ditësh nga Austalia. Një zotëri që shkruante kam 21 vjet pa ardhur në Shqipëri dhe më kishte çuar edhe foto të blietave, me të shoqen dhe dy fëmijët. Thoshte para se të ikja nuk e kam votuar asnjëherë PS dhe do vij në 30 qershor të votoj jo për PS-në, por të votojë për Shqipërinë që nuk mund të kthehet më aty ku po na tregojnë këto pamje dhe ngjarje që na turpërojnë të gjithve në të gjithë botën. Edhe më tha: duhettmë sigurosh a ka apo nuk ka zgjedhje. I thash nuk diskutohet që ka zgjedhje. Kjo është pak, por është e sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat