Ministri Salvini zbulon bisedën me Presidentin Meta, i shqetësuar për situatën në Shqipëri

Shqipëria

Ministri Salvini zbulon bisedën me Presidentin Meta, i shqetësuar për situatën në Shqipëri

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:53
Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm i Italisë, që mban edhe postin e numrit dy të qeverisë, Matteo Salvini ka zbuluar një telefonatë që ka bërë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas tij, biseda me kreun e shtetit shqiptar ka qenë për të ofruar ndihmë se si mund të kapërcehet kriza politike në Shqipëri.

“Pasdite të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne”, ka thënë Salvini, përmes një videoje live nga zyra e tij.

Salvini ka reaguar sërish për politikat e BE-së mbi emigracionin, duke shprehur edhe njëherë kundërshtinë e vet.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme, ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmëri.

Kush bën një gabim, paguan”, shkruan Salvini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat