Burimet, Eni Vasili: Meta dhe Basha nesër takim në Presidencë për krizën politike - Bota Sot
Burimet, Eni Vasili: Meta dhe Basha nesër takim në Presidencë për krizën politike

Shqipëria

Burimet, Eni Vasili: Meta dhe Basha nesër takim në Presidencë për krizën politike

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:21
Eni Vasili

Drejtuesja e ‘Open’, Eni Vasili ka deklaruar gjatë emisionit se nesër në Presidencë do të zhvillohet një takim midis Ilir Metës dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Gazetarja Vasili theksoi se në bazë të burimeve mësohet se Meta i ka dërguar Bashës një ftesë zyrtare, njësoj si edhe kryeministrit Edi Rama, për të diskutuar mbi krizën politike në vend.

Sipas Vasilit, ftesa është pranuar nga Basha dhe kreu i PD-së do të jetë nesër në Presidencë në orën 12:00.

Presidenti Meta i ka dërguar një ftesë të ngjashme edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit u përgjigj në mënyrë të prerë se nuk ka kohë për ‘lojë me letra’ sepse është i zënë me fushatën.

Kjo është ftesa e parë zyrtare që Ilir Meta  u drejton kryetarëve të PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje mbi krizën, e cila mori një tjetër dimension pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...