Presidenca konfirmon takimin Meta-Basha: Presim sërish që kryeministri të gjejë kohë

Shqipëria

Presidenca konfirmon takimin Meta-Basha: Presim sërish që kryeministri të gjejë kohë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:39
Foto

Ashtu siç u njoftua më parë në emisionin ‘Open’ në Top Channel se nesër në Presidencë do të zhvillohet një takim midis Ilir Metës dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ky infomacion është konfirmuar së fundmi nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00”, thuhet në reagimin e Blushit.

Sa i përket refuzimit të kryeministrit Edi Rama për t’u takuar nesër me Metën, pasi ftesa i është dërguar edhe atij, në reagimin e Presidencës thuhet se janë në pritje që kryeministri të gjejë kohë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat