Bushati përplaset me Maliqin: Ti flet kundër ligjit, je njeri konfliktual

Shqipëria

Bushati përplaset me Maliqin: Ti flet kundër ligjit, je njeri konfliktual

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:58
Bushati përplaset me Maliqin

Të ftuar në emisionin "Arena", deputeti Lefter Maliqi dhe kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati kanë replikuar me njëri-tjetrin në lidhje me 30 qershorin.

Bushati tha se nuk duhet bërë thirrje që njerëzit të mos shkojnë të votojnë, pasi është antiligjore.

Pjesë nga diskutimi: 

Bushati: A mund të themi që me datën 30 duhet të zbatohet ligji, atë datën e zgjedhjeve nuk ë ka vendosur Edi Rama, as Lulzim Basha, as Ilir Meta, as Ruçi, e ka caktuar ligji.

Maliqi: Edhe unë po i bëj thirrje popullit, që me datën 30 edhe ju socialistë të zhgënjyer nuk duhet të vini të votoni.

Bushati: Ti je antiligjor more, ti shkel ligjin.

Maliqi: S'ka lidhje, të mos shkojnë të votojnë.

Bushati: Ti flet kundër ligjit.

Maliqi: Kë do të votojnë?

Bushati: Mos të votojnë more, më mirë është të mos votosh sesa të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin. Ti je njeri shumë konfliktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat