Bejtja: Rama do t'i shtyjë zgjedhjet, por nuk duan ndërkombëtarët/ Ja mesazhi që kanë për shqiptarët

Shqipëria

Bejtja: Rama do t'i shtyjë zgjedhjet, por nuk duan ndërkombëtarët/ Ja mesazhi që kanë për shqiptarët

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 00:00
Edmond Bejtja

Analisti Edmond Bejtja i ftuar në emisionin “Arena”  u shpreh se po të ishte gjithçka në dorën e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit do ti shtynte zgjedhjet, por nuk duan ndërkombëtarët.

Sipas tij ndërkombëtarët synojnë që t’i japin një mesazh shqiptarëve.

Edmond Bejtja: Unë mendoj që po të ishte krejt në dorën e Ramës, Rama do t'i shtyjë zgjedhjet. Ata që këmbëngulin dhe do ta shohim reagimin edhe pas zgjedhjeve, ndërkombëtarët duan ti japin një mësim shqiptarëve. Mesazhi është që me kutitë e votimit nuk duhet të luani. Me data votimesh nuk duhet të luani. Është më mirë të bëhen një palë votime difektoze se sa të mos bëhen votime. Ky është mesazhi që ata duan të japin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat