Sot takimi Meta-Basha, Rama refuzon të marrë pjesë

Shqipëria

Sot takimi Meta-Basha, Rama refuzon të marrë pjesë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 07:39
Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi me Bashën është paralajmëruar të zhvillohet sot në ora 09:00.

Mirëpo, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim duke thënë se ishte i zënë për shkak të zgjedhjeve.

Mirëpo, nga Presidenca nuk janë dorëzuar ende dhe i kanë lënë mundësinë kryeministrit Rama që të shkojë kur të lirohet.

“Duke qenë në dijeni që Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, tha zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat