Aleksandër Biberaj: OSBE/ ODIHR të tërheqë vëzhguesit siç bëri Keshilli i Europës

Shqipëria

Aleksandër Biberaj: OSBE/ ODIHR të tërheqë vëzhguesit siç bëri Keshilli i Europës

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:01
Foto

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj përshëndet vendimin e Këshillit të Europës për tërheqjen e monitoruesve nga zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Biberaj, si koleg por edhe si ish-Zevendes President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, falenderon deputetet KE-se per vendimin e tyre dhe i kërkon OSBE/ODIHR të terheqin edhe ato monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit.

PERSHENDES VENDIMIN E KESHILLIT TE EUROPES PER TERHEQJEN E MONITURUESVE NGA FARSA E 30 QERSHORIT!

Te dashur miq,

Sic eshte bere e ditur tashme, Keshilli i Europes, organizata me e madhe politike ne Europe, me rreth 650 deputete nga 47 vende anetare dhe nje popullsi rreth 820 milion banore, vendosi sot te terhiqte monitoruesut e vet nga farsa e 30 Qershorit. Keshiili i Europes ka nje histori dhe tradite 70-vjecare ne mbrojtje te demokracise, shtetit te se drejtes, dhe te drejtave te njeriut, parime dhe vlerat baze keto te Europes. Ne KE bejne pjese edhe institucionet e Asamblese Parlamentare, Komitetetit te Ministrave, Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykates se te Drejtave te Njeriut si dhe Komisionerit per te Drejtate e Njeriut. Eshte hera e pare ne historine e pas viteve '90, kur KE terheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gje qe s'ka ndodhur as ne kohen e konflikteve te armatosura Ukrahine-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as ne kohen e konflikteve te armatosura etnike ne Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve ne Bjellorusi, Moldavi apo ne ish-republikat e tjera te ish-Bashkmimit Sovjetik. KE eshte institucioni kryesor monitorues i respektimit te standarteve te demokracise, shtetit te se drejtes si dhe te drejtave te njeriut ne Europe, dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale eshte institucioni kryesor per monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore ne Europe. Perfitoj nga rasti per t'i bere thirrje edhe OSBE-se dhe ODIHR-it qe te terheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolege por edhe si ish-Zevendes President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, falenderoj deputetet e nderuar te KE-se per vendimin e tyre absolutisht te drejte ne respektim te vlerave baze te Europes dhe KE-se per demokracine, shtetin e se drejtes si dhe te drejtave te njeriut!

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat