Grupimi i Qendrës së Djathtë mbërrin në Presidencë

Shqipëria

Grupimi i Qendrës së Djathtë mbërrin në Presidencë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:38
Foto

Kanë mbërritur në Presidencë anëtarët e Grupimit të Qendrës së Djathtë. Kryetarët e PR, LZHK, PDK, PBDNJ dhe PAA kanë nisur takimin me presidentin Ilir Meta mbi krizën politike. Aleatët e PD-së kanë qenë të parët që kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, edhe përpara se presidenti të nxirrte dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit.

Më herët gjatë ditës, Meta është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili. Me drejtuesit e opozitës, presidenti ka biseduar mbi krizën politike në Shqipëri.

Ftesa për bisedë iu dërgua nga presidenti dhe edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e konsideroi një “lojë me letra”, duke theksuar se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat