Alarm nga zjarret e verës, 30 raste vetëm për qershorin në Vlorë

Shqipëria

Alarm nga zjarret e verës, 30 raste vetëm për qershorin në Vlorë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 18:13
Pas zjarrit

Me 30 raste zjarresh, vetëm për qershorin, Zjarrfikësit e Vlorës janë në alarm për rrezikun e shtuar gjatë sezonit veror. Zjarrfikësit thonë se shumica e rasteve janë pasojë e papërgjegjshmërisë se qytetarëve ose gabimeve me bombolat e gazit.

Gjatë muajit qershor në qytetin e Vlorës janë shënuar 30 raste zjarri, çka ka sjellë dhe vendosjen e efektivëve të zjarrfikësve në gjendje gatishmërie. 

Kastriot Deda, shefi i ndërhyrjes operacionale për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shërbimin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit thotë se mesatarisht në ditë janë shënuar 7 vatra zjarri.

Deda: Zjarret më të theksuara janë në banesa, në dyqane, në mbeturina, zjarre në barishte etj.

Sipas Dedës, edhe bombolat e gazit mbeten një ndër arsyet kryesore për rritjen e numrit të zjarreve gjatë këtij viti.

Mbi 240 hektarë sipërfaqe u dogjën në të gjithë vendin gjatë muajve mars-prill, në një valë të pazakontë zjarresh që përfshiu vendin, ndërkohë që janë proceduar vetëm 57 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat