“Datën e cakton Presidenti”, Manjani: Zyrtare 13 Tetor 2019

Shqipëria

“Datën e cakton Presidenti”, Manjani: Zyrtare 13 Tetor 2019

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:45
Ylli Manjani

Pas dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor 2019 ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani referuar nenit 92.gj të Kushtetutë së Republikës së Shqipërisë shkruan se datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti dhe zyrtarisht është data 13 teor 2019.

Manjani thekson se vendi ka nevojë për zgjedhje parlamentare.

Postimi i Manjanit: 

Sa për informacion:

Neni 92.gj, përcakton qartë se datën e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë e cakton Presidenti i Republikës.

Askush tjetër!

Vetëm Presidenti i Republikës.

Nëse duan t'i referohen Kushtetutës,ende në fuqi të Republikës, ky është neni. 92.gj.

Të tjerat janë komente, interpretime, llogje, blogje e ku e di unë çfarë tjetër!

Nuk ju pëlqen Ilir Meta, ky është hesap tjetër. Le ta shkarkojnë, ta përçudnojnë ti bëjnë çtë duan.

Datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti dhe zyrtarisht është data 13 Tetor 2019.

Sa më takon, mendoj se vendi ka nevojë për zgjedhje parlamentare. Por edhe kjo është temë tjetër.

Lexoni Kushtetutën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat