Bëhuni gati pasi ditët e të nxehtit ende s’kanë nisur! Në korrik temperaturat shkojnë 40 gradë

Shqipëria

Bëhuni gati pasi ditët e të nxehtit ende s’kanë nisur! Në korrik temperaturat shkojnë 40 gradë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

I nxehti afrikan që ka goditur Europën ka prekur edhe Shqipërinë, duke sjell një rritje të temperaturave me disa gradë. Sipas parashikimeve të Meteoalb, vala e të nxehtit do të largohet këtë fundjavë.

Ndërkohë që sa i përket muajit Korrik, ai do të jetë një muaj tipik i stinës së verës, me temperatura të nxehta dhe i përshtatshëm për të shijuar pushimet në bregdet.

Por nuk do të mungojnë as ditët me temperatura ekstreme deri në 40 gradë Celcius në hije.

“Gjatë fundjavës do kemi një rënie të lehtë të temperaturave deri në 36 gradë celcius. Fillimi i korrikut do sjellë rritje graduale. Korriku paraqitet të jetë një muaj i nxehtë me temperatura më të larta, në të shumtën e ditëve ato do të variojn nga 34 deri në 38 gradë celcius.”-tha meteorologia për klan plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat