Rama i kthen përgjigje Metës: Një letër dashuria që çuditërisht e çoi pas u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës

Shqipëria

Rama i kthen përgjigje Metës: Një letër dashuria që çuditërisht e çoi pas u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:33
Edi Rama

Gjatë një takimi elektoral në Himarë, Edi Rama i ktheu përgjigje letrës së Presidentit, Ilir Meta.

Sipas Ramës letra e Metës erdhi pikërisht  pasi  u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës.

Kryeministri theksoi se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor dhe se nuk e luan topi, e jo më dekreti i Presidentit.

“30 qershori, është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur të gjithë opozitën, e jo më ta luaji dekret pas dekreti i Baba Xhikës, që më kishte çuar edhe një letër dashurie mbrëmë.

Një letër dashuria që çuditërisht e çoi pas u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës. Edhe kujtonte edhe Ramiz Alinë, që i shty zgjedhjet.

Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet se gjithë shqiptaria ishte ngritur në këmbë për të ndryshuar sistemin. Po këtu cili popull po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve?!  Populli  i atyre familjarëve të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, që hedh gurin e fsheh dorën?!. Një burrë që pi raki në lokal dhe çoi njerëzit që të djegin KZAZ-në.

Pra gjejnë njerëz të sinqertë, besnik, të vendosur dhe mjaftueshmërisht budallenj që kthehen mish për top për këta, për Zef Hilën, që vetëm burrë nuk quhet me atë që bëri dje dhe që meriton përbuzjen qytetare të gjithë Shqipërisë.

Basha dhe filxhani shkuan dhe na thanë që shkova unë me Lleshajn që të djeg KZAZ-në. Kujt do ia hedhin këta?  Kë bëjnë për budalla?”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat