Futet në lojë Berluskoni, ja çfarë i kërkon qeverisë italiane për krizën në Shqipëri

Shqipëria

Futet në lojë Berluskoni, ja çfarë i kërkon qeverisë italiane për krizën në Shqipëri

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:36
Silvio Berluskoni

Partia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, Forza Italia, ka ndërmarrë një nismë parlamentare, duke i kërkuar qeverisë italiane të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin e krizës politike në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e Dhomës së ulët të Parlamentit italian dhe deputetja e Forza Italia, Mara Carfagna, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se Shqipëria është “në kaos” dhe se Italia duhet të ndërhyjë në mënyrë diplomatike.

“Pak kilometra nga brigjet tona po zhvillohet një krizë serioze politike dhe sociale që nuk duket të ndikojë fare në qeverinë italiane. Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Përplasja midis partive është kthyer tanimë në një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidentit të Republikës. Nëse Italia dhe Bashkimi Europian nuk ndërhyjnë menjëherë duke e detyruar Shqipërinë të marrë një rrugë plotësisht kushtetuese, vendi rrezikon të zhytet në paralizë institucionale dhe t’i ndërpritet bisedimet e anëtarësimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat