Sekretari i Çështjeve zgjedhore në PS, Damian GJiknuri njëherësh i deleguari i PS në qarkun e Vlorës ka publikuar sot një foto, teksa pozon me dy të rinj socialist, ku në fanellat e tyre shkruhet “çunat problematikë”.
Shprehja e “çunave problematikë” doli gjatë përgjimeve të publikuara nga BILD, ku Damian Gjiknuri asokohe ministër i Energjetikes dhe Transporteve, fliste në telefon me Arben Keshin, të cilin në një nga bisedat theksonte se do i dërgonte një furgon me element të “rrezikshëm”, të cilët të qëndronin pranë shtabit elektoral në Dibër për çdo problematikë.