Mos ndërroni bravat e shkollave, nëse pengoni zgjedhjet, nga rezidenca do përfundoni në…

Shqipëria

Mos ndërroni bravat e shkollave, nëse pengoni zgjedhjet, nga rezidenca do përfundoni në…

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:33
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama, nga Vlora ku po mbyll dhe fushatën elektorale, u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të djathta që të mos pengojnë qytetarët të votojnë, pasi do të përballen me ligjin.

Ai u shpreh me ironi se po tentojnë që të ndërrojnë bravat e shkollave ku janë vendosur KZAZ, për të penguar që votuesit të shkojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim, ndërsa u bëri me dije se nëse do t’i pengojnë, “kush ka ndërruar bravat ta dije mire që do ndërrojë edhe rezidencën, nga shtëpia tek vend….”.

“Mbrëmë disa haxhiqamilistë në Vau i Dejës sulmuan shkollën, fiks si Haxhiu, dogjën palestrën e re të fëmijëve me materialet zgjedhore, dhe po mbrëmë doli Xhuljeta dhe akuzoi policinë dhe ka sulmuar policinë, dhe se qeveria po provokonte një konflikt që sipas tij e dua unë dhe jo ai.

Por mbasi ujqit u  bënë lepuj në prangat e drejtësisë, doli kreu i bashkisë i cili tha nuk e kam bërë unë por partia, po ia përsëris , Artist dil sqarojë këtë punë, ti thua e kemi bërë ne ai thotë e ka bërë partia, unë e di që e keni bërë bashkë, tani është koha të shisni njëri tjetrin, kshu do veje puna juaj që deshët të shisnit Shqipërinë.

Unë përsëri dua tu dal borxhit gjithë kryebashkiakëve që Luli i nxori pa punë, ne donim një garë me ju por ju nuk u paraqitet në fushën e betejës se i hytë luftës kundër Shqipërisë.

Ata ta dinë mirë, janë katandisur që shkojnë dhe ndërrojnë bravat e shkollave që të ndalojnë popullin të votojë, keni parë kshu ju?!

Po ku ka bravë që e ndalon shqiptarin të hapë derën.

Por nëse do duhet që votuesit të hapi derën, kush ka ndërruar bravat ta dije mire që do ndërrojë edhe rezidencën, nga shtëpia tek vend….”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat