Basha për 30 Qershorin: Dhuna i jep oksigjen Ramës

Shqipëria

Basha për 30 Qershorin: Dhuna i jep oksigjen Ramës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:21
Lulzim Basha

Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga 30 Qershorit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , tha se dhuna në ditën e diel i jep oksigjen kryeministrit Rama.

“30 Qershori është rrëzuar pa ardhur ende, votime farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 Qershori nga një garë politike ku do të kërkonte dhe të shpallte fitore është kthyer tashmë në varrezë politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë që mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike, kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima për t’i përdorur ato për të justifikuar, apo për të mbajtur pushtetin. Por ne nuk do të lejojmë që asnjë fije floku e asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.”

Basha më tej ftoi të gjithë mbështetësit e opozitës të mos bien pre e provokimeve.

“Refuzojeni Edi Ramën, braktiseni Edi Ramën, mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e së dielës, Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Le të jemi bashkë me 30 Qershor duke ngritur zërin si qytetar të denjë evropian.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat