Ka degjeneruar në një përleshje me fjalë në distancë, diskutimi midis gazetarit Alban Dudushi dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për urdhrin e kësaj të fundit që detyron administratën e Bashkisë të jetë në punë më 29 dhe 30 qershor.
Në debat e sipër në emisionin “Open”, Dudushi këmbënguli të mësonte arsyen e vërtetë që fshihet pas këtij urdhri të Ademit dhe drejtoi gishtin nga përplasja civile, duke e pyetur kryebashkiaken: “Do ti japësh armë ti atyre”?
Pyetja e gazetarit e acaroi së tepërmi Ademin, e cila ia ktheu duke i thënë: “Dudush mos guxo më ta thuash atë”.
DEBATI:
Dudushi: Do ti japësh armë ti atyre?
Ademi: Dudush mos guxo më ta thuash atë gjë!
Dudushi: Si të mos guxoj.
Ademi: Mos guxo ta thuash, mos anatemo se e kam të rëndë fjalën unë dhe se përballoni dot. Mos guxoni se unë s’kam pushkë.
Dudushi: Unë e kuptoj që ti ke qenë e stresuar ditët e fundit!
Ademi: Ti mos guxo ta thuash më fjalën pushkë në Shkodër! As ti as kryeministri. E kupton ça po thua?
Dudushi: Më fal do t’iu pyes unë juve, a e dini se ç’po flisni?
Ademi: Bashkia Shkodër nuk ka në inventarin e saj përdorimin e armëve dhe pushkëve!