Veliaj zbulon sekretin/ Në 1 korrik Rama takohet me Bashën, ja arsyeja

Shqipëria

Veliaj zbulon sekretin/ Në 1 korrik Rama takohet me Bashën, ja arsyeja

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:36
Basha dhe Rama

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive, një ditë përpara heshtjes zgjedhore tha se PD-ja do të distancohet nga LSI-ja, pasi është kthyer në parti antiamerikane. “LSI-ja me 1% është bërë e padobishme edhe për PD-në me 15% se njëlloj e ka. Kanë kuptuar se me heqjen e vizitës për Tit Vasilin dhe disa eksponentëve të LSI-së, Basha mendon që të lerë një shteg të hapur duke u distancuar nga një parti antiamerikane” – tha Rama.

Unë them se distancimi i Bashës nga shakaja e Metës për datën e Tetorit më dha të kuptoj që në takimet e konsulencës Meta ishte konsultuar vetëm me Vasilin, pasi me Bashën nuk kishte rënë dakord. Ai me Titin rri gjithë ditën. Kanë zgjedhur që të jenë një parti antiamerikane. Kokat hënkshin me njëri tjetrin” tha ai.

Erion Veliaj u shpreh në emisionin ‘Repolitix’ se Partia Socialiste është e gatshme për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë dhe moment përballë kësaj opozite. Ai tha se pas 1 korrikut, kryeministri Rama do ta ftojë opozitën dhe me gjasë sipas tij për zgjedhje të parakohshme, por shtoi se Basha nuk do të pranojë duke e sfiduar. “A jeni gati për zgjedhje të parakohshme? PS-ja me fishkëllimë, në cdo moment është gati. Sot, nesër, të hënën, në gusht, ditën e vitit të ri, për pashkë, për ramazan, kur të duash ti.

 


 

Në 1 korrik vendos bast se nëse Edi Rama thotë, dhe me gjasë do të e bëjë një ftesë, ‘Luli hajde bëjmë zgjedhje’, nuk ka shans në botë që PD-ja me 15% dhe LSI-ja me 1% të jenë gati për disfatën e radhës. Për cdo lloj zgjedhjesh, të parakohshme, të paskohshme, të 2021. Në të gjitha vendet e botës opozita mezi pret të vijnë zgjedhjet, kurse qeveria do ti shtyjë, këtu ndodh çudi shqiptare.

 

Edhe sikur Rama, jam gati që të vendos bast, që nëse Rama i fton për zgjedhje apo zgjidhje të kësaj situata ata prapë thonë s’janë gati. Kanë gjetur një alibi që thonë të ikë Rama, kanë gjetur një idiotësi. Rama është kontraktuar nga populli për katër vite,  nuk ka shans në botë që të ikë Rama. Nëse para 30 Qershorit i ka ftuar 7 herë, pas 30 Qershorit do i ftojë 70 herë” tha ai.

Kryebashkiaku socialist akuzoi liderin demokrat Lulzim Basha se kërkon pushtet në tavolinë, pasi në kohën kur ishte në qeverisje vrau, vodhi, shiti detin dhe fjeti gjumë.  “Tiranën e majta dhe e djathta e kanë ndarë nga 14 vite në 28 vite. Por ata janë nën 15%. Basha kur ishte ministër i Jashtëm fali detin, kur ishte i ministër Brendshëm vrau njerëz, kur ishte i Transporteve la rrugën rrugëve, plus të gjitha vjedhjet, që iu shmang prokurorisë me dhimbje barku dhe ‘më shpëtoi çiçi’, që nuk e bën një burrë i rritur, të shmanget nga prokuroria, si kryetar bashkie fjeti gjumë, i dha leje vetes dhe bëri shtesa pa leje.

Basha në cdo punë e ka menderosur. Në 2017 Rama bëri gabim me marrëveshjen se  që u dha mundësinë se i dha të kuptojë një fëmije, se e po grindje ti merr gjysmën e qeverisë, pa le po bërë ndonjë sherr të madh ta japim komplet qeverinë. Edi ka të drejtë për të shpëtuar vendin…dhe strategjia i funksionoi, e gënjeu me një lodër një fëmijë dhe pastaj e rrahu e bëri copë. U rrahën katër herë në zgjedhje, me u rrah si gamori në duhan si thonë tiransit dhe Luli tha më mirë marr mungesë se të marr katër” tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat