Sulmet në KZAZ në Dibër, shoqërohen disa persona

Shqipëria

Sulmet në KZAZ në Dibër, shoqërohen disa persona

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 08:45
Dibër

Policia shqiptare ka shoqëruar disa persona për sulmet në KZAZ-në numër 16 në Dibër.

Nuk dihet ende numri i të shoqëruarve, por pritet që të rritet gjatë ditës.

Militantë të PD sulmuan KZAZ-në mbrëmjen e kaluar dhe policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Nga incidenti mbetën të lënduar disa protestues dhe punonjës policie.

Rreth 250-300 persona sulmuan punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambienteve të KZAZ-s nr 19 në Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat