Përplasjet në KZAZ-në e Dibrës, infermierja: Personat e helmuar nga gazi lotsjellës, jo të plagosur

Shqipëria

Përplasjet në KZAZ-në e Dibrës, infermierja: Personat e helmuar nga gazi lotsjellës, jo të plagosur

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:06
Dibër

Të paktën 9 persona kanë mbetur të lënduar në përplasjet e mbrëmjes së të premtes në KZAZ nr. 19 në Dibër. Një infermiere në spitalin e Dibrës u shpreh se të lënduarit janë helmuar nga gazi lotsjellës.

“Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Ramës, se në Dibër u plagosen 7 policë. Zonja pohon se të 7 policët kanë patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre.

Dëshmia provon se qytetarët në Dibër nuk kanë plagosur as një polic të vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit te Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Mes tyre janë 7 policë, një kameraman dhe një protestues. Policia shoqëroi disa persona për sulmet në KZAZ, por numri pritet që të rritet gjatë ditës.

Militantë të PD sulmuan KZAZ-në mbrëmjen e kaluar dhe policia përdori gaz lotsjellës për ti shpërndarë.

Rreth 250-300 persona sulmuan punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s nr 19 në Dibës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat