Mbyllën shkollat, 3 në pranga. Në kërkim nënkryetari i bashkisë

Shqipëria

Mbyllën shkollat, 3 në pranga. Në kërkim nënkryetari i bashkisë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga 2 punonjës të Bashkisë dhe rojën e një shkolle në qytetin e Ballshit, si edhe ka shpallur në kërkim nënkryetarin e Bashkisë Mallakastër Haredin Serjani për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër); E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër); N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Haredin Serjani, 38 vjeç, banues në Ballsh, (Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër).

Policia deklaron se nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat