Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ Nr 58 në Fier. Baza materiale ka nisur të shpërndahet në orën 10:00 të kësaj paradite, (29 qershor).
Kutitë brenda të cilave gjenden fletët e votimit dhe baza materiale për procesin e votimit në ditën e nesërme u janë shpërndarë komisionerëve të Qendrave të Votimit.
Sipas kreut të KZAZ nr 58 në Fier Nikollaq Neco procesi i shpërndarjes së bazës materiale nuk ka pasur probleme. Kutitë tërhiqen nga komisionerët të shoqëruar edhe nga punonjës të policisë. Pritet që pasditen e sotme të përfundojë procesi i shpërndarjes në 108 qendrat e votimit.