PD: Protesta në Dibër u provokua nga të infiltruar, në KZAZ s

Shqipëria

PD: Protesta në Dibër u provokua nga të infiltruar, në KZAZ s

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:47
Xhemal Gjunkshi

Partia Demokratike thotë se policia, forcat speciale dhe FNSH ka ushtruar terror policor dhe dhunë  në Dibër.

Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi në një prononcim për median deklaroi: "Në shkelje të plotë të ligjit, policë me maska të veshur si terroristë kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë. Kundrejt personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre është ushtruar dhunë fizike, ç'ka është e papranueshme. Kontrollet kanë vijuar nga ora 02:30 e natës e në vazhdim, duke goditur e masakruar gra e fëmijë.  Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14 vjeçar i cili ka tentuar t’i japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë lëre të vdesë aty.Në fshatin Kandër në orën 03: 37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra, gra e fëmijë në gjumë" 

 Gjunkshi thotë se protesta mbrëmë ka qenë e qetë por është provokuar "nga policë civilë dhe persona të panjohur, të infiltruar nga policia, gjë e cila u konstatua që në fillim të protestës."

"Nga ana e protestuesve nuk është lënduar, dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë.

Protestuesit nuk kanë dëmtuar asnjë xham, asnjë objekt shtetëror apo biznes privat, për pasojë gjithë kjo dhunë policore është e pa ligjshme, e panevojshme, e pajustifikueshme dhe provokuese."

Partia Demokratike thotë distancohet dhe dënon ashpër veprimet provokuese, të dhunshme dhe i bën thirrje policisë së shtetit, dhe organizatës së dosjes 184, të mos provokojë qytetarët e Dibrës.

"Prej më shumë se 7 orësh policia nuk lejon avokatin të takojë qytetarët e shoqëruar.

Ndaj të shoqëruarve brenda ambjenteve të policisë është ushtruar dhe po ushtrohet dhunë dhe tortura fizike. Oficeri Bujar Alla po i merr për deklarim të shoqëruarit, pa praninë e avokatit. Krejtësisht në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale. 

Një paralajmërim për Drejtorin e Policisë vendore të Qarkut Dibër, Skënder Kalemaj i cili ka provokuar haptas protestuesit, ka sharë, fyer dhe ofenduar rëndë, duke përdorur një fjalor banal, jashtë etike, të papranueshëm për një oficer policie. 

Nga burimet tona, që disponojmë deri në këto momente në KZAZ nr. 19 nuk ka patur materiale zgjedhore. E gjitha kjo ka qenë një provokim nga ana e policisë pasi kjo vërtetohet se edhe në këto momente mjetet e ushtrisë po transportojnë materialet zgjedhore nga Bulqiza drejt Peshkopisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat