Paloka: Përplasjet në Dibër, prova e dhunës shtetërore të Edi Ramës

Shqipëria

Paloka: Përplasjet në Dibër, prova e dhunës shtetërore të Edi Ramës

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:55
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se po përdor dhunën shtetëror si mjet për zhvillimin sipas tij të procesit kriminal zgjedhore të 30  qershorit.

Në një deklaratë për mediat tha se përplasjet në KZAZ numër 19 në Dibër janë prova e kësaj dhune shtetërore.

Edi Paloka: "Regjimi në ikje i Edi Ramës e ka kthyer dhunën shtetërore në mjetin kryesor që mishëron procesin kriminal, antikushtetues dhe antiligjor të 30 Qershorit.

Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz me maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama."

Paloka u shpreh se protestuesit ishin paqësore dhe po kërkonin të drejtat e tyre. Ai denoncoi dhunën e policisë në një familje në Dibër që sipas tij është dhunuar në orën 3 të mëngjesit.

Edi Paloka: "Në dhunim të rëndë të ligjit, policia dhe forca të paidentifikueshme, të pajisura me armatim ushtarak dhe jo policor, kanë ndërhyrë si banditë në familjen Kaloshi në Dibër, duke arrestuar dhe dhunuar në orën 03.00 të mëngjesit disa anëtarë të kësaj familjeje. 

Ata kanë goditur me gaz lotsjellës dhe janë treguar barbarë kundër grave dhe fëmijëve, duke i goditur dhe duke i ndaluar të marrin menjëherë ndihmën e shpejtë. Arsyeja e vetme e kësaj dhune shtetërore dhe kriminale është se anëtarët e familjes Kaloshi janë kundërshtarë politikë të regjimit të Edi Ramës."

Ndërsa shtoi se kryeministri Rama kërkon viktima ndaj nxit dhunën.

Edi Paloka: "Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Bojkotojeni Edi Ramën. Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat