“Pushka top dajë, të fitosh 101%!”/Ish-socialisti i vjetër tallet keq me Ramën

Shqipëria

“Pushka top dajë, të fitosh 101%!”/Ish-socialisti i vjetër tallet keq me Ramën

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:01
Andis Harasani

Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani në një postim në Facebook ka ironizuar votimet  30 qershorit, duke uruar fitoren e kryeministrit Rama me rezultatin 101 për qind.

Harasani thekson në postimin e tij se siç e njeh ai Ramën nuk e njeh asnjë nga liderët e opozitës, që sipas tij tentuan vetëm ta vinin në sedër.

Por për ish-deputetin liderët e opozitës janë bërë kryetar të partive me zgjedhje jo të drejta.

Ai i ka kujtuar Ramës se ishte i pari që e nisi me zgjedhje të brendshme me Maqo Lakrorin dhe më pas të tjerët vijuan të njëjtën mënyrë zgjedhje.

“Urime neser daj. Te fitoc 101%!

Si te njoh une ty, njeh ti keta dy liderat e opozites. E dije qe maksimumi qe do benin do te vinin te seder.

Jo me kot te tre jeni bere kryetare te partive perkatese me “zgjedhje te drejta”. E fillove ti me Maqon e vazhduan ata. Pushka top daj!”, thekson Harasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat