AKU kontrolle intensive në marketet pranë bregdetit

Shqipëria

AKU kontrolle intensive në marketet pranë bregdetit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:10
Foto

Në një kohë që ka nisur sezoni turistik Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka intensifikuar kontrollet në markete dhe restorante.Nga kontrollet ka rezultuar se ka pasur një sërë shkeljesh dhe si rezultat janë vënë gjoba që arrijnë në total në 3 mln lekë si dhe është bllokuar aktiviteti i një subjekti. 

Autoriteti i ka përqëndruar kontrollet në Golem e Tiranë ku  në subjektin “market” me aktivitet “tregtim produktesh ushqimore” u konstatua se ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz” . 

Për këtë shkelje AKU mori masën “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse.

Ndërsa në kontrollin e ushtruar në një restorant në Golem u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare ndërsa në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve. 

Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte me afat të kaluar.

Nisur nga kjo ndaj  subjektit u vendos bllokim aktiviteti si dhe gjobë në vlerën e 900 mijë lekëve.

Ndërsa në subjektin e tretë i cili ishte restorant në kryeqytet u konstatua se nuk zbatohej plani i vetëkontrollit. 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  paralajmëron se do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat