Korça sërish është tronditur nga lëkundje tërmeti.
Sipas shërbimeve meterologjike, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 ballë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Arrëz, 17 km nga Korça.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Prej gati një muaj qarku i Korçës është prekur nga lëkundje të herë pas hershme.