Arrestohen bashkiakët e Pogradecit/ Bllokohen qendrat e votimit, bashkitë e PD u vendosin drynin

Shqipëria

Arrestohen bashkiakët e Pogradecit/ Bllokohen qendrat e votimit, bashkitë e PD u vendosin drynin

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:50
Foto

Kryebashkiakët demokratë të Shkodrës, Pogradecit dhe Mallakastrës i kanë vendosur drynin KZAZ-ve, të cilat ndodhën në ambientet e shkollave apo kopshteve të fëmijëve, pronë e Bashkive që ata drejtojnë.

Në Shkodrën bastion të demokrateve, raportohet se janë rrethuar me zinxhirë shumica e institucioneve arsimore në varësi të Bashkisë.

Kryebashkiakët e djathtë e justifikojnë vendimin me dekretet presidenciale, por policia ka nisur arrestimet në flagrancë të punonjësve të bashkisë, të cilët kanë mbyllur shkollat, për veprën penale pengim i subjekteve zgjedhore, kryer në bashkëpunim.

Në Mallakastër raportohet se janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i Bashkisë. Në Ballsh ka rënë në pranga roja i shkollës së qytetit. Në Shkodër nuk ka njoftime për të arrestuar, ndryshe nga sa ka ndodhur në Pogradec ku janë arrestuar dy punonjës.

Krahas incidenteve të shënuara këtë të shtunë ka vijuar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ drejt qendrave të votimit. Në Lushnjë dhe Fier kutitë dhe fletët e votimit janë shpërndarë në praninë e forcave te policisë, ndërkohë puna ka vijuar normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat