Çfarë i tremb socialistët më 30 qershor?/ Deputetja: I frikësohemi vetëm…

Shqipëria

Çfarë i tremb socialistët më 30 qershor?/ Deputetja: I frikësohemi vetëm…

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:53
Blerina Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi se me datën 30 qershor njerëzit do t’i thonë jo një politike që i mbivendoset vullnetit të tyre.

E pyetur nëse i trembet faktit që PS mund të fitojë 61 bashkitë dhe në këtë mënyrë kalojmë në një sistem që nuk është më pluralist, Gjylameti tha se i trembet vetëm të mos qenit në lartësinë e pritshmërive që kanë qytetarët.

“Unë i trembem vetëm një elementi. Është të mos qenit në lartësinë e duhur për çfarë kanë pritshmëri qytetarët shqiptarët. Mendoj se vit pas viti duke qenë se jemi lodhur duke parë njerëz të papërgjegjshëm që na drejtojnë, sot ajo që i trembem është që rritja e pritshmërisë për të pritur gjithmonë më mirë, më mirë, më mirë është që ngrihen kërkesat.

Në këtë aspekt ajo që i trembem është a do të jemi në lartësinë e duhur për të plotësuar të gjitha këto pritshmëri. Ajo që më takon mua është që në datën 30 njerëzit do i thonë jo njëherë e mirë një politike që do që t’i mbivendoset vullnetit të popullit”, tha Gjylameti për “Abcnews”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat