Sulmohet gazetari i “News 24”, reagon Ilir Meta

Shqipëria

Sulmohet gazetari i “News 24”, reagon Ilir Meta

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Punonjës të Policisë shqiptare kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Enver Doçit, gazetarit të “News 24”.

Rastin e ka dënuar Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë.

“Duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave”, ka shkruar meta në Facebook.

“Apeloj zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve”.

“Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat