Opozita proteston: Nuk do të lejojmë sistemin komunist në Shqipëri

Shqipëria

Opozita proteston: Nuk do të lejojmë sistemin komunist në Shqipëri

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 08:25

(E plotësuar) - “Rama ik”, “Poshtë Qeveria”, “Poshtë diktatura”, janë thirrjet e dhjetëra qytetarëve të cilët po protestojnë para shkollës nëntë vjeçare “Vasil Shanto”, në Tiranë, derisa në vend po mbahen zgjedhjet e krerëve të bashkive. Të njëjtit thonë se nuk do të lejojnë sistemin komunist në Shqipëri, për çka sipas tyre sot po mbahen zgjedhje të pa ndershme dhe jo të lirshme.

Këtë sistem e krahasojnë edhe me sistemin komunist të Enver Hoxhës. Një nga protestuesit, Lefter Traja për KosovaPress, thotë se nuk do të lejojnë për së dyti komunizmin, ndërkohë thotë se këto zgjedhje kryeministri i vendit po synon t’i marrë me zor duke i “qajtur” ato.

Traja: Nuk do të lejojmë komunizmin për së dyti

“Mesazhi jonë është që nuk do të lejojmë komunizmin për së dyti, komunizmi është shkatërrimi i vendit, demokracia është për të gjithë...Këto zgjedhje janë tamam si fëmijët që shofin lodra në dyqan dhe qajnë që t’i marrin, të njëjtën gjë po e bën edhe kryeministri, i cili po synon që t’i marrë me zor duke qajtur këto votime. Asnjëri nuk voton me zemër, gjithë janë të kërcënuar, me çfarë po dëgjojmë dhe lexojmë në media”, ka thënë ai.

Kurse Aurel Pashollari thotë se në vitin 2019 po pretendohet të instalohet sistem komunist.

Image
Image
Image

Pashollari: Kjo është tragjedia më e madhe, pas asaj të kohës së Enver Hoxhës

“Mesazhi është shumë i qartë, protestojmë kundër një sistemi komunist në Shqipëri. Të mendosh që në vitin 2019 dhe të pretendohet të instalohet një sistem komunist dhe kryeministri defakto, atëherë është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, pas tragjedisë së Enver Hoxhës”, thotë Aurel Pashollari.

Me pankartën në duar “Shqipëria kurrë më diktaturë!”, Besim Zairi  për KosovaPress, thotë se sot nuk po u njihet e drejta për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Zairi: Ne po detyrohemi të vijmë të zgjedhim një parti

“Arsyeja e vetme pse po protestoj sot, sepse neve nuk po na njihet më zgjedhjet e lirshme dhe të ndershme, nuk kemi alternativë po detyrohemi të vijmë të zgjedhim një parti. Nuk është se ne kemi një alternativë dhe po vijmë me dëshirë, kjo është e gjitha”, thotë ai.

Disa nga qytetarët po improvizojnë edhe procesin e votimit, që sipas tyre është i manipuluar. 

Qytetarët protestojnë para qendrave të votimit: Zgjedhje moniste

Disa mbështetës të opozitës me parulla në duar dhe vuvuzela kanë marshuar përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe qëndruan për disa minuta përballë Qendrës së Votimit te Liceu Artistik.
 
Pjesëmarrësit në këtë protestë lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan largimin tij. Manifestimi përpara qendrës së votimit ka qenë paqësor dhe nuk u shënua asnjë incident.

Protesta ndryshe në Tiranë/ Me klarinetë e firzamonikë: Enver Hoxha tungjatjeta!"

Një grup qytetarësh përballë gjimnazit "Partizani" me klarinetë e firzamonikë  improvizojnë me ironi kohën e votimeve në komunizëm kur për të votuar ishte vetëm një kandidat. Më pas vijuan drejt Shkollës së Kuqe.

Image

Njësia 8 në Tiranë njihet si bastion i djathtë.

"U rikthye Enveri" thotë një qytetar.

Muzikanët po luajnë muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit.  

"Turp! Turp! therrasin ata. 

‘Rama ik’, protestë në Tiranë: Njësoj si në Partinë e Punës, na kthyen në monizëm

Ndërkohë që në Tiranë ka nisur votimi dhe qytetarë i janë drejtuar kutive, të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë. Kështu ka ndodhur pranë Shkollës Kushtrimi i Lirisë apo edhe pranë Liceut Artistik në kryeqytet, ku qytetarë kanë shpërthyer në thirrje “Rama ik”.

Ata thonë se në këtë mënyrë kanë zgjedhur të protestojnë kundër kësaj që po ndodh, që sipas tyre vetëm ditë zgjedhjesh nuk është, pasi votohet si në komunizëm.

“Jam shumë e indinjuar, kjo është e paprecedentë, tallje, po votohet si në monizëm, si në Partinë e Punës”- thotë një nga protestueset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat