Në Gjirokastër procesi i votimit ka nisur qetësisht. Deri në këtë orë, nuk vihet re një numër i lartë i votuesve. Megjithatë, kamera e ABC News ka filmuar një moment parregullsie.
Një çift ka votuar familjarisht, duke mos respektuar fshehtësinë e votës. Përveç këtij rasti të izoluar, ecuria e votimeve ka qenë normale dhe nuk është shënuar asnjë incident.