Veliaj: Zgjedhjet për Tiranën, jo për inatet e vjetra. Si unë, edhe kandidati tjetër kemi vendosur…

Shqipëria

Veliaj: Zgjedhjet për Tiranën, jo për inatet e vjetra. Si unë, edhe kandidati tjetër kemi vendosur…

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:19
Erion Veliu

Ne gare per mandatin e dyte, kreu i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola, kane votuar në QV e ngritur tek Parku Olimpik në Tiranë. 

Pas votimit, ne nje pronocnim per mediat, ai e ka quajtur kete nje dite shume te bukur dhe ka ftuar qytetaret te votojne, pasi sikunder ka thene, sot votohet per qytetin dhe per punet qe duhen bere.

Mesazhi i Veliajt

Mirëmëngjesi të gjithve, në këtë ditë të bukur dhe me diel për Tiranën tonë. Jam shumë i emocionuar sot, teksa vendosim se si do të vazhdojë qyteti. Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve sot të dalin dhe të votojnë.

E di që ka parti që kanë bindje politike, që kanë inate të vjetra dhe pazare të pambyllura, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë. Këto zgjedhje janë për qytetin, për kopshtet, cerdhet, për mënyrën se si si pastrohet qyteti.

Ndaj dhe mbipolitizimi dhe përdorimi i zgjedhjeve për të larë hesapet që dikush ka me të kaluarën nuk më bën sens. Jam i lumtuar të shikoj që në të gjithë qytetin ka radhë për të votuar.

Dua ta falenderoj garuesin tjetër është një çun Tirane, që pavarësisht bindje që ne kemi të ndryshme, një gjë na bashkon. Si ai, si unë çunat kemi vendosur t’i rrisim këtu. Këtë qytet ta kemi shtëpinë tonë, të hedhim rrënjë këtu.

Këto zgjedhje janë për atë që na bashkojnë dhe për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Sot është një ditë e nxehtë ndaj do doja ti ftoja qytetarët që të shikonin vijueshmërinë e procesit të gjenin një moment të përshtatshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat