Rama: Në Shqipëri po ndodhë diçka historike, mësim që nuk do të harrohet kurrë

Shqipëria

Rama: Në Shqipëri po ndodhë diçka historike, mësim që nuk do të harrohet kurrë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:45
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se dita e sotme konfirmon që me popullin nuk luhet dhe se kush tenton t’ia marrë sovranitetin popullit, fundin e ka me dështim. Këto i tha pasi hodhi votë e tij në zgjedhjet lokale që po mbahen në Shqipëri.

Rama votoi në fshatin Surrel, prej ku tha se sot është e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të jap.

Rama: Kjo ditë dëshmon se me popullin nuk luhet

"Është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik qe kjo ditë do u jap të gjithëve sesa vota për njërin apo tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullon nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe, dhe kush tenton të ia marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç fundit me dështim dhe me turp", tha Rama.

Ai tha se sot është e rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose jo, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar.

Rama shtoi se historia solli që këto zgjedhje, shumë më tepër sesa zgjedhje për kryetarët dhe këshillat e rinj të bashkive, janë zgjedhje për Shqipërinë që duan për të gjithë fëmijët.

Rama: Në Shqipëri po ndodh diçka historike

"Jam i bindur që sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë në asnjë parti politike në asnjë politikan, dhe kurrë në interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund t’i bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët ku fëmijët tanë të rriten ashtu siç e meritojnë", tha ai.

***

Kryeministri Edi Rama rreth orës 09:18 ka shkuar për të votuar në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel. Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që  çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar.

“Sot është shumë e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të ju japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon njëherë përgjithmonë se me popullin nuk  luhet. Sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe  kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp.

Image

E rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe kurrë më interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat